Makina del nga rruga në Durrës, plagosen 2 këmbësorë dhe drejtuesi i mjetit (DETAJET)

Ditën e sotme një “Volkswagen” në Durrës ka humbur kontrollin duke dalë nga rruga dhe si pasojë ka mbetur i lëmduar drejtuesi i mjetit dhe dy këmbësorë.

Mësohet se dy këmbësorët ishin bashkëshortë, banues në Durrës, shtetasit M.B 72 vjeç dhe M.B 68 vjeçe të cilët ndodhen nën kujdesin e mjekëve. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Sigal

Njoftimi i Policisë:
Durrës/Informacion paraprak

Më datë 04.10.2021, rreth orës 14:20, në lagjen Nr. 8, Durrës, shtetasi A. Gj., 50 vjeç, banues në Tiranë, duke drejtuar mjetin tip “Volkswagen” ka humbur kontrollin dhe ka dalë jashtë rruge. Si pasojë është dëmtuar drejtuesi i mjetit dhe 2 këmbësorë, shtetasit M. B., 72 vjeç dhe M. B., 68 vjeçe (bashkëshortë), banues në Durrës, të cilët ndodhen nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.