Vlorë/ Vdekja e 17-vjeçarit, dy persona në pranga

330
Sigal

Policia e Vlorës, bën me dije se ka vënë në pranga Ersel Mullai, drejtuesin teknik të kompanisë privateku punonte 17-vjeçari Jaup Bekotaraj, i cili humbi jetën më 30 maj.

Në pranga ka rënë edhe manovratori Bujar Xhakeri, i cili goditi minorenin me vinç duke i shkaktuar vdekjen. Mësohet se 17-vjeçari punonte në të zezë pa siguracione.

”Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Vlorë arrestuan shtetasit E.M, 32-vjeç, me detyrë drejtues teknik dhe B. Xh., 29 vjeç, me detyrë manovrator i mjetit gërmues, të dy banues në Radhimë. Arrestimi i këtyre dy shtetasve u bë pasi ditën e djeshme, gjatë punimeve për hapjen e një shesh parkimi në lagjen “Ujë i Ftohtë” është goditur me mjetin gërmues dhe ka gjetur vdekjen në vend shtetasi J.B, 17-vjeç, banues në Radhimë”, thuhet në njoftimin e policisë.