Vlorë/ Të shtëna me armë zjarri, një i plagosur

337
Sigal

Një person është plagosur në Selenicë të Vlorës.

Burime zyrtare nga policia lokale thonë se ngjarja është aksidentale dhe personi është vetëplagosur.

Por rrethanat e ngjarjes ende nuk dihen të plota.

Njoftimi i Policisë së Vlorës:

Rreth orës 11:45, në rrethana ende të paqarta shtetasi J.Xh, rreth 50 vjeç, dyshohet se pranë banesës së tij është plagosur me armë zjarri në dorë dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Shërbimet e Policisë dhe Grupi hetimor ndodhen në vendin e ngjarjes dhe po kryejnë veprimet për zbardhjen dhe sqarimin e rrethanave të ngjarjes.