Vlorë – Sekuestrohet 1 ton kanabis, trafikantët braktisin gomonen

494
Një gomone e mbushur me kanabis është sekuestruar në Vlorë, tek Gjiri i Petrunës pranë Karaburunit, e gatshme për ta transportuar drejt brigjeve të Italisë. Burimet bëjnë me dije se në gomone kishte rreth 1 ton kanabis ndërsa trafikantët sapo kanë pikasur policinë janë larguar.

Operacioni është bërë i mundur në sajë të një bashëkpunimi të policisë shqiptare me Guardia Di Financa e vendosur në Vlorë. Mbi bazën e informacionit paraprak është bllokuar mjeti lundrues.

Në bazë të këtij operacioni, shërbimet e përbashkëta kanë bërë konstatimin dhe bllokimin e mjetit lundrues me gjatësi rreth 7 m. Vazhdojnë kërkimet nga toka dhe deti me qëllim krehjen e zonës dhe kapjen e autorëve të përfshirë në këtë ngjarje.
Sigal