Vlorë, prokuroria sekuestron 89 ha në Zvërnec

536
Sigal

Prokuroria e Vlorës ka vendosur sekuestro preventive ndaj 89 hektarëve tokë në Zvërnec të përfituar në mënyrë të paligjshme nga shtetasi Raimond Mezi.
Nga hetimet e prokurorisë ka rezultuar se trualli prej 89 hektarë në zonën e Zvërnecit është regjistruar në Hipotekën e Vlorës përmes dokumenteve të falsifikuara dhe një procesi gjyqësor njohjeje prone tërësisht fiktiv. Skema e falsifikimit të dokumenteve është e njëjtë edhe me 220 ha tokë të sekuestruar në Karaburunit disa ditë më parë. Vlera e truallit llogaritet në 110 mln euro.