Vlorë – Forca detare shpëton dy persona, mbytet skafi në Sazan

655
Forca Detare shpëton një gomone me dy persona në bord, e cila rrezikonte të mbytej në det.

Policia thotë se në orën 21:10 të mbrëmjes së të hënës, 6 mars 2017, në veriperëndim të Sazanit, ne distance 5 milje nga bregu, ka marrë njoftim se nje gomone me dy persona ne bord kërkonin ndihmë pasi mjeti tyre per shkak te motit te keq rrezikon te mbytet.

Forca Detare nxori menjehere ne operacion anijen e gatshme te rojes bregdetare “Mati”.

Ne oren 22:50, anija “Mati” arriti te gjejë e lokalizojë skafin. Mjeti lundrues ka kryer disa here manovra per te bere te mundur terheqjen e skafit, por per shkak te motit teper te renduar eshte keputur cima.

Personat ne bordin e skafit deklaruan se skafi po merr uje dhe si rrjedhoje rrezikonin jeten ne mjet.

Ne oren 00:35 të 7 marsit 2017, eshte bere i mundur imbarkimi i personave ne bordin e Anijes “Mati”.

Gjendja shendetësore e dy shtetasve është e mire. Bledar Janushaj nga Vlora dhe Atilo Dibello nga Brindisi i Italisë u shoqeruan drejt Triportit, ndersa skafi u mbyt afersisht 2.2 milje ne veriperendim te Sazanit.

Policia Kufitare po kryen veprimet e mëtejshme për rastin.
Sigal