Vlorë/ Arrestohet shtetasi turk, kërcënoi punonjësit e konsullatës italiane

336
Sigal

Një shtetas turk, është arrestuar ditën e djeshme në Vlorë. Arsyeja e këtij ndalimi është pasi shtetasi në fjalë me banim në Itali, ka kërcënuar punonjësit e sigurisë së Konsullatës Italiane në Vlorë. Jo vetëm kaq por M. Y. ka kundërshtuar me dhunë edhe punonjësit e policisë. Gjithashtu në pranga në dy ngjarje të ndryshme kanë rënë edhe 2 persona të tjerë. Përkatësisht J. Z., 56 vjeç, banues në Vlorë, I cili dy  ditë më parë ka përndjekur vajzën J.D, për motive të dobëta. Ndërsa S. S., 59 vjeç, banues në fshatin Brataj, Selenicë, ditën e djeshme ka goditur me sende të forta J. A, për motive të dobëta.