Sigal

Një aksident i rëndë ndodhi mbrëmjen e djeshme në aksin Himarë – Qeparo. Një makinë doli nga rruga dhe përfundoi në kanal. Shoferi rreth 40 vjeç mbeti i bllokuar dhe pa ndjenja për rreth 30 minuta brenda mjetit.

Pavarësisht se qytetarët kishin njoftuar ambulancën, zjarrfikësen dhe policinë, kur kishin parë se ata nuk po mbërrinte kanë marrë vetë iniciativën për ta nxjerrë shoferin nga makina. Me ndihmën edhe të dy infermiereve nga Qeparoi, fatmirësisht shoferi ka arritur të dalë.

Nga ana e saj, Policia e Vlorës, ka dhënë detaje sot, për këtë aksident të ndodhur dje. Sipas Policisë Vendore, mësohet se është arrestuar në flagrancë A. V., 39 vjeç, banues në fshatin Dukat, Vlorë, pasi duke drejtuar automjetin tip “Opel”, nën efektin e pijeve alkoolike dhe pa leje drejtimi përkatës, ka dalë nga rruga duke dëmtuar edhe sinjalistikën rrugore.

Drejtoria Vendore e Policisë Vlorë

Arrestohet në flagrancë shtetasi:

A. V., 39 vjeç, banues në fshatin Dukat, Vlorë.

Arrestimi i tij u bë pasi më datë 30. 08. 2018, në aksin rrugor pranë Qeparo-Fushë, duke drejtuar automjetin tip “Opel”, nën efektin e pijeve alkoolike dhe pa leje drejtimi përkatës, ka dalë nga rruga duke dëmtuar kështu sinjalistikën rrugore.

Materialet iu referuan Prokurorisë për veprat penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor” dhe “Drejtimi i automjetit në mënyrë të parregullt”, parashikuar nga nenet 290 dhe 291 të Kodit Penal.