Vlora përmbytet pas çdo shiu, Dredha hap ‘thesin’ e dhjetorit dhe blen kamera 240 milion lekë

Kryetari Ermal Dredha blen kamera për t’i vendosur  në rrugët e qytetit. Mos i duhen pamjet në kohë reale të përmbytjes, kur reshjet të vërshojnë?!

Ermal Dredha firmos tendera qindra milionë lekësh për drita, kamera, fasada, bojëra dhe pemë. Dhe nuk i  çon lekët për atë që ka nevojë Vlora, për kanalizime, puseta, pompa hidrovori, personel, gjithçka që vlonjatët që e votuan të mos të jetë në mëshirën e motit.

NOA

Dhjetori nuk është mbyllur ende, po tenderat kanë nisur të kopsiten që me të hyrë muaji. Vlora përmbytet, kryetari blen kamera të reja. Ndërsa rreziku dhe tensioni i qytetarëve , të cilën rrinë me zemër në dorë që pas  me përmbytjes së rrugëve pas çdo përkeqësimi të motit qëndron aty, kryebashkiaku Dredha duker se nuk shqetësohet fare për këtë pjesë . Ermal Dredha firmos tendera qindra milionë lekësh për drita, kamera, fasada, bojëra dhe pemë. Si nuk ka një këshill bashkiak që t’i thojë ta ndryshojë buxhetin dhe t’i çojë lekët për atë që ka nevojë Vlora, për kanalizime, puseta, pompa hidrovori, personel, gjithçka që qyteti të mos të jetë në mëshirën e motit.

Por kryetari ka vendosur të blejë kamera për t’i vendosur  në rrugët e qyteti. Mos i duhen pamjet në kohë reale të përmbytjes, kur reshjet të vërshojnë?!

Më datë 12 nëntor 2024, Bashkia Vlorë shpalli tenderin që ka si objekt  “Blerje dhe vendosje e kamerave për qytetin”. Vlera që do të shpenzohet është rreth 240 milionë lekë!

Planet e kryebashiakut janë që procedurat të mbyllen më datë 2 dhjetor 2024 duke gostitur me “bonusin” e tenderit kompaninë që favorizohet. Por procedura është pezulluar. Tenderi është denoncuar në KPP. Firma RATECH ka dorëzuar ankesën më datë 18 nëntor 2024 në KPP, ku pretendon se tenderi ka kritere diskriminuese.

“Pas kqyrjes me imtësi të kushteve dhe kritereve për kualifikimin në këtë procedurë prokurimi, të argumentuara në procesverbalin e ngarkuar në portalin e prokurimit publik SEP të APP, nën emërtimin Procesverbal Argumentimi, gjykojmë se AK ka vendosur në mënyrë të gabuar disa kritere dhe specifikime teknike, të cilat RATECH sh.p.k., i gjykon si të panevojshme, jo proporcionale dhe që kufizojnë konkurrencën e lirë në procedurat e prokurimit publik, duke vendosur ndalime dhe kufizime të pambështetura në legjislacionin shqiptar”, -thuhet në ankesë, duke pretenduar se është favorizuar një operator specifik.

Në përfundim në ankesë shtohet se “duke qenë të paqartë, konfuz dhe në kushtet kur një kërkese e tillë bie ndesh me legjislacionin e prokurimit publik, por edhe me legjislacionin që rregullon dhe mbikqyr tregun dhe qarkullimin civil të mallrave në Republikën e Shqipërisë, po paraqesim këtë ankesë” raporton gijotina.

Duke parë se tenderi qenka i paracaktuar, kuptojmë pse nuk i ndryshon planet buxhetore bashkia Vlorë. Shpresojmë që ta ngadalësojë aksionin e kryetar Ermali që po i bën paratë e bashkisë rrush e kumbulla.

Kamera për të parë Vlorën nën ujë?!

Kujtojmë se Vlora u gjend totalisht nën ujë! Për ditë me radhë banorët kanë qenë nën pushtetin e ujit që u ka përmbytur banesat, bizneset si dhe ka nxjerrë jashtë funksionit shumë automjete. Qytetarët patën ankesa të mëdha për neglizhencën e bashkisë Vlorë, mbase qytetarët do jenë më të sigurt tani që Dredha bleu kamera për të parë Vlorën në ujë. Prokuroria e Vlorës ka nisur hetimet për dëmet kolosale të shkaktuara nga përmbytjet masive për shkak të shirave të dendur. Deri më tani është raportuar se në fokus të hetimit janë vënë zyrtarë të Bashkisë Vlorë .