Vladimir Gjuta del para gjykatës, njihet me masën e sigurisë

484
Vladimir Gjuta i akuzuar për vënien e tritolit në farmacinë e babait të ministrit Saimir Tahiri del sot para togave të zeza, në Gjykatën e Krimeve të Rënda nën masa të forta sigurie, ku do të njihet me masën e sigurisë.
Para grupit hetimor Vladimir Gjuta ka deklaruar se nuk ka gisht as në vendosjen e tritolit në farmacinë e babait të Tahirit dhe as me sms-në kërcënuese ndaj Ministrit të Brendshëm. Në momentin e arrestimit Vladimir Gjutës iu sekuestrua dhe një armë tip glog e personalizuar dhe e larë në flori si dhe një silenciator.
Vladimir Gjuta po shkonte nga Tirana drejt Kukësit. Ka qenë përgjuesi që policia kishte vendosur disa ditë më parë në lokalin e tij që ka ndihmuar në arrestimin e tij. Gjithashtu mësohet se sëbashku me policinë angleze ka nisur kontrolli i të gjithë pasurive të Gjutës, pasi dyshohet se ka kryer aktivitet kriminal dhe atje.
Sigal