Vjedhja në Drejtorinë e Patentave, zbulohet sa para morën autorët

315
Sigal

Detaje të reja kanë dalë nga grabitja e Drejtorisë së Patentave në Kashar.

Dy autorët kanë vjedhur kasafortën brenda së cilës ndodheshin 800 mijë lekë të vjetra.

Burime bëjnë me dije se autorët janë larguar nga vendi i ngjarjes me një makinë të zezë.

Ndërkohë gjithçka është filmuar nga kamerat e sigurisë dhe policia ka mundur të identifikojë targën e mjetit. Deri më tani në Polici janë shoqëruar dhjetë persona, pjesa më e madhe punonjës të drejtorisë së patentave si dhe persona me precedentë të mëparshme penale.

Gjatë natës është vjedhur kasaforta e Drejtorisë së Patentave në Kashar. Mëngjesin e sotëm sanitarja e institucioni vuri re mungesën e kasafortës dhe lajmëroi eprorët.

Dyshohet se në këtë ngjarje morën pjesë dy persona. Ndërkohë kamerat e sigurisë kanë filmuar gjithçka.