Vjedhja e energjisë, Rama: 5 ditë kohë për ata që s’duan burgun

501
Sigal

Kryeministri Edi Rama në një status në rrjetin social Facebook shkruan se do t’iu jepet 5 ditë kohë atyre që vjedhin energjinë për të shkëputur lidhjet e jashtëligjshme.
 
Shefi i qeverisë shkruan se nuk deri më tani e kanë pësuar ata konsumatorë që kanë paguar.
 
“U mbyll plani i operacionit special kundër vjedhjes se energjisë. 5 ditë kohë për ke s’do të dënohet me burg. Boll e ka pësuar kush paguan!”, shkruan shefi i qeverisë në Facebook.
 
Prej ditësh Policia e Shtetit ka bërë dhjetëra arrestime për ata që vjedhin energjinë, ndërsa ministri i Energjitikës, Damian Gjiknuri ka theksuar se nuk do të ketë tolerim për ata që vjedhin energjinë.  


edi rama