Vjedhja e armëve në Pashaliman, dënohen 4 ushtarakët e arrestuar

480
Sigal

Gjykata e Vlorës ka dënuar 4 punonjësit e arrestuar dia muaj më parë për vjedhjet e armëve të ndodhura në bazën ushtarake të Pashalimanit.

Ardit Ramaj është dënuar me 16 muja burg, nën akuzën e shpërdorimit të detyrës.

16 muaj burg ka dhënë Gjykata e Vlorës edhe për të arrestuarin tjetër, Lesko Ramosaco ndërsa 20 muaj për Ervis Memsulaj.

Për Edlir Nelajn është dhënë dënimi me 12 muaj për të cilin është konvertuar në 200  orë punë në interes publik.

Vendimi është marrë në Gjykatën e Shkallës së parë Vlorë me gjyqtare Viola Canaj.