Viti akademik mbyllet online, ja si do të zhvillohen provimet

189
Sigal

Shkollat e Larta shqyrtojnë vendimin e Komitetit Teknik të Ekspertëve për rikthimin e pjesshëm të studentëve në auditorë. Universiteti më i madh publik, ai i Tiranës, vendosi që provimet të zhvillohen sërish të kombinuara, online dhe në auditorë, në varësi të specifikës së degëve.

Rektori Artan Hoxha ka komunikuar se studentët do të kthehen në auditorë, kryesisht për praktikat dhe punët e laboratorit, ndërsa thekson se nuk do të ketë penalitete për ata që nuk kanë pasur mundësi të ndjekin mësimet online.

Për shkak të situatës nga pandemia edhe universitetet u përballën me një vit të vështirë. Si asnjëherë më parë, mësimi dhe provimet u zhvilluan në distancë dhe online, ndërsa mes pedagogëve të infektuar pati dhe humbje jete. Ndërsa me fillimin e fushatës së imunizimit u vaksinua rreth 80% e personelit akademik dhe atij ndihmës.