Vijon terrori në Astir, sot do të prishen të tjera ndërtesa

458
Sigal

Ditën e sotme priten të shemben të tjera banesa në sajë të Projektit të “Unazë së Re” në Astir.

Raportohet se të pranishme që prej mëngjesit të sotëm ndodhen aty forca të shumta Policie.

Tre ditë më parë në Astir u shembën 33 ndërtesa gjatë një aksioni disa orësh të IKMT-së. Nuk munguan përplasjet mes banorëve dhe Policisë, ku kjo e fundit përdori gazin lotsjellës. Pati 12 persona të lënduar dhe mbi 10 të shoqëruar.

Policia shoqëroi me dhunë edhe pedagogun e gazetarisë, aktivistin Ervin Goci. Banorët janë shprehur pas prishjes së ndërtesave se tashmë janë në qiell të hapur dhe nuk i ndalin akuzat ndaj qeverisë Rama.