Videot në ‘Tik-Tok’ i kushtuan karrierën, ish-gjyqtarja Enkeleda Kapedani del para organeve të Vettingut

243
Sigal

Ish-gjyqtarja e Elbasanit, e cila bëri xhiron e rrjetit pas publikimit të videove në “Tik Tok”, Enkeleda Kapedani ka dalë sot para organeve të Vettingut. Mësohet se Kapedani ka zgjedhur të mos mbrohet me avokat, duke u paraqitur e vetme para trupës së Vettingut.

Më herët ILDPK-ja ka deklaruar se Kapedani nuk ka burime të ligjshme për pasurinë e saj dhe se nuk ka bërë deklarime të sakta.

Kapedani u shkarkua nga detyra pas videove që i dolën në media, ku shfaqej duke bërë sfilatë në zyrat e gjykatës dhe duke dëgjuar muzikë “gangsta”.

Gjyqtarja është justifikuar për sfilatat e saj në rrjetet sociale, duke thënë se videot dhe foto ia ka bërë vetes për të hequr stresin dhe lodhjen që kishte nga puna.