VIDEO/ Protesta e opozitës së bashkuar, ndizet Bulevardi, fillojnë të grumbullohen qytetarët. Ja situata

Nis të ndizet situata në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit” pak minuta para protestës së opozitës.

Në sfond dëgjohet muzikë, teksa qytetarët kanë nisur të grumbullohen para Kryeministrisë.

Sigal

Në qendër të Tiranës pritet të mblidhen qytetarët e ardhur nga rrethet e veriut dhe jugut. Teksa nga Rruga e Elbasanit pritet të vijnë protestuesit nga Juglindja.

Pas Kryeministrisë janë mbledhur forcat e Policisë, si dhe një autobot uji.

Policia është fokusuar dhe në pikat hyrëse dhe dalëse në kryeqytet për ruajtjen e rendit dhe qetësisë.