VIDEO/ Peshkatarët e Durrësit nisin 1 majin me protestë: Furnizohemi me çmim nafte shumë më të lartë se ai i bursës

322
Sigal

1 maji ka filluar me protestë nga peshkatarët në qytetin bregdetar.

Dhjetëra peshkatarë nuk kanë nxjerrë për lundrim anijet dhe peshkarexhat e tyre për shkak të naftës.

Qemal Beu kreu i organizatës së Menaxhim Peshkimit në Durrës thotë se peshkatarët po furnizohen me çmim nafte shumë herë më të lartë se ajo e bursës edhe pse në gjithë botën vlera e naftës ka rënë ndjeshëm.

Ndërkohë mësohet se kompanitë e naftës që i furnizonin më parë peshkarexhat me naftë sipas bursës janë ndryshuar dhe kjo ka sjellë pakënaqësi.

Peshkatarët e Durrësit kanë pasur një rendiment të ulët pune gjatë kohës së pandemisë për shkak të mbylljes së restoranteve teksa në këtë qytet janë të punësuar mbi dy mijë persona në këtë sektor.