Grabitet familja në Tiranë, autorët i lidhin dhe vjedhin paratë e sendet me vlerë

349
Sigal

Një familje në fshatin Qinam të Tiranës ka rënë pre e disa grabitësve. Mësohet se ngjarja ka ndodhur gjatë orëve të vona të një nate më parë.

Persona, ende të paidentifikuar, janë futur në shtëpinë në fshatin Qinam, kanë lidhur familjarët dhe më pas u kanë marrë sendet me vlerë e paratë që kanë gjetur.

Më pas ata janë larguar nga banesa, dhe familjarët që fatmirësisht nuk u dhunuan nga grabitësit, njoftuan policinë.

Deri më tani, mësohet se janë shoqëruar dhjetë persona në komisariatin nr.5 të Tiranës, për t’u marrë në pyetje.