Video/ “Me zor me pranuan të shoqata e k*rave” – Biznesmeni Gjergj Luca dolli me miqtë: Burri duhet të devijojë ndonjëherë! Leka Bungo është kryek*ari

714
Sigal

Sipërmarrësi i njohur Gjergj Luca shfaqet në këtë video duke ngritur dolli me miqtë e tij dhe në batuta e sipër e konsideron veten pjesë të Shoqatës së K****, së bashku me profesorin Leka Bungo si kryetar të saj. Luca kujton kohën kur vidhte patate në kohën e regjimit komunist, dhe madje thotë se kishte bërë tre vjet burg. Sipërmarrësi jep edhe këshilla jete duke u shprehur se burri duhet të devijojë ndonjëherë për të njohur veten!

“Viktor Zhustin unë e mbaj mend në Rrilë të Lezhës, e kam pasur profesor, që atëherë ka qenë një kokërr k***, një simpatik, një trup elegant, që gjithë studentet e shihnin dhe qeshnin me sy, ai vinte t’u vjedh patate nëpër parcela me mu, e futnim nga një kokërr patate te thesi, një e mbante në krah të djathtë një në krah të majtë. Unë e kam pasur zanat, se kam bërë tre herë burg në kohën e Enver Hoxhës, por edhe Viktori më duket se e ka pasur zanat se ka devijuar ndonjëherë në kohën e demokracisë. Burri ndonjëherë duhet të devijojë sepse duhet të njohë veten se kush është! Tani në këtë tavolinë e kemi privilegj të madh se kemi kryetarin e k**** Leka Bungon. Profesori që ka statusin më të madh në Tiranë është kryetari i Shoqatës së K****, mua më ka pranuar me shumë vështirësi dhe më thotë: Lucë sa vjeç je? I thashë, flasim para dy tre vjetëve sa kishte ardhur nga Amerika, se ka qenë udhëheqës politik i PD-së”, tha Gjergj Luca./ investigim.al

https://www.facebook.com/investigimeShqip/videos/2325489377587938/