Retë pushtojnë qiellin shqiptar, shtrëngata të mëdha në gjithë territorin, kush janë zonat më të prekura

190
Sigal

Pas një përmirësimi të lehtë të motit gjatë ditës së djeshme dhe mëngjesit të sotëm, retë kanë pushtuar sërish qiellin dhe pritet të sjellin reshje të dendura shiu gjatë orëve të pasdites së sotme.

Referur të dhënave Meteoalb si stacionet europiane meteorologjike, më shumë se 70 për qind e territorit të vendit pritet të përfshihet nga shiu duke filluar nga ora 16:00 e ditës së sotme, të cilat do të vijojnë edhe gjatë orëve të mbremjes.

Zona që pritet të ketë shtrëngata më të forta pritet të jetë territori mes Burrelit, Rrëshenit dhe Kukësit, ku reshjet do të kalojnë 30 milimetra. Kërkohet gjatë këtyre orëve shoferët në Rrugën e Kombit të bëjnë shumë kujdes pasi rritet rreziku i rrëshqitjes në rrugë.