VIDEO/ Krasta ‘shastis’ Finon: Nuk e mendoja se PS do prodhonte liderë hajdutë, injorantë, delitantë….

657
Sigal

Adi Krasta, drejtuesi i emisionit “A Show” në News 24, gati e ka shastisur deputetin socialist Bashkin Fino, të ftuarin e tij në puntatën e mbrëmshme.

Krasta ka qenë shumë i drejtëpërdrejtë kur i është drejtuar Finos me fjalët se ndihet i zhgënjyer nga Partia Socialiste për vjedhjen e votave që ka kryer dhe se “nuk e mendoja se PS do prodhonte liderë hajdutë, injorantë, delitantë, narcisistë…”

Krasta: Keni marrë rrugën më të lehtë. Votojeni te publiku dhe publikut ia bleni votat në mënyrë të shëmtuar… Si tha ai…në përgjimet e fundit, ajo familja e mjerë e z.Halit kishte nevojë edhe për një gjë tjetër dhe kërkonte 200 mijë lekë, jo 120 mijë lekë, teksa i jepte ai njeriu.

Fino: Jo, jo unë kam mendim komplet ndryshe nga ajo që thoni ju. Po kjo pak ka rëndësi për ty. Vlerësimi që të jep populli është vlerësim që të jep votën çdo katër vjet…

Krasta: Bashkim, kjo që ti thua ka shumë rëndësi për mua, se kjo që thua ti ka shumë rëndësi për mua, kjo që thua ti se asnjë gjë se nuk janë blerë gjerat se punë e madhe fort se pas katër vitesh ja vjedhim prapë votat dhe nuk të thotë ai, Shqipëria nuk ndryshon more, jemi në një tranzicion skandaloz. E ka filluar Partia Demokratike në vitin 1996 dhe para dy vitesh Partia Socialiste që unë kurrë nuk e besoja që do prodhonte lidera hajdutë, diletantë, injorantë dhe narcizistë, ka bërë ekzaktërisht këtë, me një jetë partiake që praktikisht është bërë zero, struktura gjithandej që thonë “Yes boss you right’

Fino: Ky është mendimi tënd. Unë të thashë edhe njëherë verdikti i një force politikë vjen deri të populli. Në popull votohesh për programin, për idetë e tua…