VIDEO/ Çahet rruga në Tiranë, autobusi bie në gropë

243
Sigal

Një skandal është ajo që ka ndodhur në Tiranë, ku dhjetra udhëtarëve në një autobus të linjës Yzberisht-Qendër iu rrezikua jeta, për shkak se mjeti i transportit publik ra në një gropë.

Autobusi po përshkonte itenerarin e zakonshëm të rrugës, kur rruga është çarë dhe një prej gomave të autobusit është fundosur.

Pasagjerët, fatmirësisht kanë dalë me shpejtësi të padëmtuar, por të tromaksur, ndërsa mjeti i transportit rrezikonte të përmbysej në njërën anë.

Nga raportimet mësohet se prej ditësh në vendin ku u krijua gropa dilte ujë, por askush nga autoritetet bashkiake apo UKT nuk kishte reaguar. Duket se cilësia e dobët e punimeve nën dhe mbi rrugë, sikundër konsiderohen ndryshe “punimet fasadë” mund të shkaktonte një ngjarje me përmasa tragjike, duke pasur parasysh faktin se autobusët në Tiranë mbushen mbi kapacitetin e tyre me udhëtarë.

Pamjet e mëposhtme tregojnë atë se çfarë ka ndodhur, ngjarje që rrëzon fasadën e Kryebashkiakut të Tiranës dhe institucionit që drejton prej 6 vitesh.