Vezët me antibiotikë nga Serbia & Turqia, rrezikojnë shqiptarët

236
Sigal

 

AKU të paktën që nga muaji prill- maj e deri tani, nuk ka kryer dhe nuk ka marrë asnjë mostër në pikat e inspektimit kufitar të vezëve për t’i analizuar, që përbën një problematikë të madhe pasi kompani të ndryshme shqiptare kanë importuar miliona kokërra vezë

Çështja e vezëve të importit nga Serbia dhe Turqia, duket se po shndërrohet në një lojë “ping pongu”, duke mos u marrë asnjë masë e duhur. Qendra Alert tregon se një pjesë e madhe e vezëve rezultoi me atibiotik dhe një rast sipas përgjigjeve rezulton me atibioktike të ndaluar nga Bashkimi Europian, qoftë për përdorim human qoftë për shpendët apo për kafshët. Më datën 5 shtator iu dërgua një shkresë zyrtare Institutit të Sigurisë Ushqimore dhe Vetiranisë dhe AKU për kampionet rezulatet, dhe fermat. Shkurtimisht rezultatet .AKU: Në asnjë rast nuk kemi patur rast pozitiv nga ferma dhe subjekte paketuese.Lidhur mbi konstatimin mbi normat e antibiotikëve fermerët kanë deklaruar se i kanë përdorur pa këshillimin e mjekut veterinar.

Në rastin e importit sikurse iu kemi bërë me dije , vezët shoqërohen me certifikatë veterinare, e cila vërteton gjendjen shëndetësore të shpendëve si dhe sigurinë e produktit. Nuk ka patur raste të dzshimta në praktikat e inspektimit kufitar. Kjo tregon që AKU të paktën që nga muaji prill -maj e deri tani, nuk ka kryer dhe nuk ka marrë asnjë mostër në pikat e inspektimit kufitar të vezëve për t’i analizuar, që përbën një problematikë të madhe, këtu nuk bëhet fjalë për produkte që vijnë nga Bashkimi Europian, por nga vende të treta si Serbia dhe Turqia nga të cilat kompani të ndryshme shqiptare kanë importuar miliona kokërra vezë, që nga muaji prill- maj .

Përgjigja e Institutit të Sigurisë Ushqimore ISUV: Nga 25 kampione vezësh në kuadër të kontrollit zyrtar nag AKU kanë ardhur 21 vezë kokërr dhe 4 vezë e lëngshme, të cilat kanë rezultuar pa prezencë salmonele. Ndërsa në kuadër të planit kombëtar të mbetjeve janë 229 kampion të cilat kanë ardhur nag shpendë të oborrit(ferma të vogëla), 17 prej tyre kanë rezultuar me prezencë të antibiotikëve dhe vetëm një rast ka qenë me antibiotikë të ndaluar.

Në përgjigjë thotë fermat e vogla, së pari ISUV nuk ka si ta di nëse është fermë e vogël apo fermë e madhe, prodhues apo paktues, pasi produktet iu shkojnë të koduara, pra pa emra se nga merren, por me numra.

Prof.Dr. Kristaq Berxholi, profesor i mjekësisë veterinare u shpreh se : Cështja e vezëve është shumë problematike. Në Shqipëri duhet të vijnë vezë nga vende të BE, por disa herë kanë ardhur edhe nga vende të treta si Turqia dhe Serbia. Ndaj është detyrë e Autoritetit Kombëtar të Ushqimit (AKU) që ta sqarojë, ndoshta mund të kenë stabilimente të miratuara nga BE. Nëse janë duhet të deklarojnë se cilat janë, ku janë vendosur, kriteret që kanë etj, mos sqarimi i tyre duket paksa i çuditshëm. Jam i mendimit se pavarësisht se të gjitha produktet ushqimore vijnë nga Bashkimi Europian nuk duhet të kalojnë pa kontroll dhe këtu futen edhe vezët. Nga çfarëdo vendi që vijnë duhen kontrolluar. Nuk është problemi i mosbesimit tek institucionet e BE, por ka vite që ka shumë problem me sigurinë ushqimore. Për vezët që vijnë nga importi duhet të shtohen kontrollet”-deklaroi Berxholi.