Veting për pronat e sindikatave të cilat nuk janë ligjërisht pronare të 152 objekteve

890
Vijon nga numri i kaluar
Sindikatat në bazë të ligjit kishin të drejtë të administronin pasuritë deri në vitin 2020, por jo t’i tjetërsonin, shisnin, pasi nuk ishin prona të tyre në kuptimin e ligjit. Vetingu të nisë me vandalizmin e pronave të sindikatave prej “çetave” të vandalëve e hajdutëve të KSSH dhe BSPSH…
Shteti duhet të veprojë urgjent, për të zbardhur, ndalur dhe ndëshkuar masakrën e bërë me këto pasuri kombëtare që janë tjetërsuar në qejfe, llogari bankare, biznese, pallate e vila të agallarëve të sindikatave. “Fiks Fare” risolli edhe njëherë në vëmendje të publikut historinë e pronave të administruara nga Sindikatat e Shqipërisë dhe se si janë tjetërsuar, shitur, apo rrënuar disa prej këtyre pronave, pas më shumë se 20 vitesh. Me një dekret të ish-Presidentit të Republikës, Sali Berisha, nr 204, dt 05.05.1992, pasojat e të cilit janë rregulluar më pas me ligjin numër 8340/1 datë 06.05.1992 “Për pasurinë e Sindikatave” kanë kaluar nën administrim të tyre një sërë pronash si kinema, salla argëtimi, shtëpi pushimi, pallate kulture, etj, që sot mendohet të kapin një vlerë rreth 2.3 miliardë euro. 
Hajdutëria dhe vandalizmi i “sulltanëve” të sindikatave , me 31 super-pronat e sindikatave në Korçë, Elbasan, Berat
Siç ju kemi deklaruar, po vazhdojmë të publikojmë masakrën që është bërë prej “sulltanëve” të sindikatave me pronat e sindikatave, duke i përdorur ato si mallin e tyre, duke u sjellë me to si “kaçakët” e Mesjetës me plaçkën e grabitur, duke i shitur, duke i vënë kolateral për kredi e peng për fajde finanaciare, që nuk dihet se ku kanë përfunduar. Punëtorët dhe sindikalistët shqiptarë, të cilët brenda këtyre pasurive-pronë shtetërore kanë gjakun dhe djersën e tyre të punës 45 vjeçare e që prej 22 vjetësh, të dhëna prej shtetit në përdorim, duhej t’i kishin këto pasuri të shumta e me vlerë të madhe në shërbim dhe përdorim të jetës dhe punës së tyre tyre. Por këto pasuri prej 22 vjetësh janë bërë pasuri personale e dy bandave që gjoja drejtojnë sindikatën dhe që ditën bëjnë sikur “ngjiren” për interesat e punëtorëve, ndërsa natën i tradhëtojnë punëtorët, duke bërë orgji me politikanë e shtetarë të lartë, për të mos u prekur prej ligjit për krimet që kanë bërë me pronat e për të vazhduar t’i kenë pasuritë e mbetura si burim fitimesh personale. 
Sindikatat nuk janë ligjërisht pronare të 152 objekteve
Sipas ligjit, sindikatat i kanë marrë pronat në vitin 1992 me Dekret Presidencial nr. 204, datë 05. 05. 1992, që rezulton dekret anti-kushtetues, mbasi nuk pa kaluar për votim në parlament, por është një dokument shkresor i lëshuar personalisht nga ish-presidenti Sali Berisha, si të ishte një medalje e jo një dekret për administrimin e një pasurie kombëtare që në atë kohë ishte e vlerësuar si investim shtetëror e “popullor” në vlerën e afro 97 milionë dollarëve. Sindikatat edhe me këtë dekret, kishin të drejtë të administronin pasuritë shtetërore deri në vitin 2020, por pa qenë pronare të tyre, sepse sindikatave si shoqata u mungonte një prej “tagrave” të pronësisë, që është e drejta e disponimit/tjetërsimit, parashikuar e përcaktuar në tekstin e Nenit 6 të Ligjit Nr.8340/1, datë 06. 05. 1998, ku përdoret shprehimisht termi “administrimi i pasurive”, Sipas ligjit, shteti është pronar i vetëm i pasurive të administruara nga sindikatat, të cilat përgjatë kohës së administrimit, kapërcyen në mënyrë abuzive “tagrat” e të drejtave reale të dhëna. Ndaj ligji Nr.8340/1, datë 06. 05. 1998 edhe pse me vonesë, shpreh qartë dhe pa ekuivok përcaktimin kushtetues, për moskalimin e pronësisë mbi këto pasuri nëpërmjet mosmiratimit të dekretit Nr.204, datë 05. 06. 1992.
Hetimi të përfshijë :
– Maskarën dhe abuzimet me pronat në qarqet Korçë, Fier, Gjirokastër, Shkodër 
– Ku përfunduan 109 bibliotekat e sindikatave?
– Sa punëtorë kanë shijuar shtëpitë e pushimit dhe sa minatorë, gjeologë, sharrëtarë, mdërtues, tekstilistë janë trajtuar financiarisht për kurime e mbështetje sociale me të ardhurat pronave dhe sa janë shpenzuar për kurimin e çifligarëve të sindikatave?
– Sarajet e ndërtuara me të ardhurat e pronave, si pallate banimi për 24 “agallarët” e sindikatave, përfitues me letra false si të pastrehë? 
– A është marrë mendimi i sindikalistëve për mënyrën e administrimit të pronave dhe të të ardhurave prej pronave?
Shtëpia e Pushimit të Punëtorëve (Pallati Nr.1)-Pogradec
Sipas hipotekës Pogradec është në administrim të BSPSH, ndërtesa ëshët dhënë me qira dhe funksionon si Bar-Restorant Hotel “KALAJA”, me adresë Lagjia nr.1, Rr. “Dëshmorët e Pojskës”, nuk eksiton asnjë pajisje pasuri e luajtshme, nuk ka as inventar, as procesverbal për fatin e tyre.
Shtëpia e Pushimit të Punëtorëve (Pallati Nr.2)-Pogradec
Sipas hipotekës Pogradec, kjo pasuri është venë në sekuestro konservative, në emër të debitorit Konfederata e Sindikatave të Shqipërisë me qëllim shlyerjen e detyrimeve që ka. Ndërtesa është dhënë me qira dhe funksionon si Bar-Restorant Hotel “EURO- KORÇA”, në adresën: Lagja nr.1, Rr. “Dëshmorët e Pojskës”. Nuk ka asnjë dokument për fatin e pasurive të luajtshme.
Kampi i Punëtorëve (kopësht+çerdhe fëmijësh)-Pogradec
Nuk figuron në hipotekën Pogradec. Objekti është shitur nga konfederata e sindikatave (KSSH) 100% tek pronarët e truallit.
Kampi i Pionierëve-Pogradec
BSPSH ka në pronësi vetëm 155 m2 sipërfaqe, pjesa tjetër u është dorëzuar pronarëve nga BSPSH. Objektet e ish-Kampit të Pinonierëve janë rrafshuar dhe mbi këtë truall, bashkë me truallin pronë e BSPSH janë ndërtuar pallate banimi. Nuk ka asnjë dokument për fatin e pasurive të luajtshme.
Sallë Kulture ish-Ndërmarrja Bujqësore-Pogradec
Nuk figuron në hipotekën Pogradec. Objekti është kthyer në shtëpi banimi, zënë nga familjarë, nuk ka asnjë të dhënë për fatin e pasurive të luajtshme.
Shtëpia e Kulturës “Guri-Kuq” në Pogradec
Sipas hipotekës Pogradec, këtë objekt sindikata ua ka shitur privatëve F. Rakipi, M. Oranlliu, A. Gjata, I. Sulellari, B. Gjata, H. Meçe, të cilët e kanë ktrhyer në shtëpi banimi, nuk ka asnjë dokument për fatin e pasurive të luajtshme.
Sallë Kulture Velçan-Bishnicë në Pogradec
Hipoteka Pogradec ka një vërtetim pasurie të datës 09. 02. 2004 për regjistrimin e kësaj prone në emër të BSPSH, ndërtesa është dhënë me qira, nuk ka asnjë dokument për fatin e pasurive të luajtshme.
Ja masakra me 8 pronat e sindikatave në Qarkun e Elbasanit

Pallati i Kulturës “Metalurgu”
Sipas hipotekës Elbasan, kjo pasuri gjendet në qendër të qytetit Elbasan, ka 2 kate, nga të cilët 100% e katit të parë është pronësi hipotekore e privatit Reshit Skilja, shitur në mënyrë të kundërligjshme prej KSSH. Objekti është e bllokuar nga zyra përmbarimore Tiranë, me shkresën nr. 4308, datë 02. 05. 2007, për debi financiare të KSSH. Kati i dytë është është dhënë me qira nga KSSH, me përfaqësues me frimë prej kreut të KSSH, K. Nikolla, dhënë me qera shtetasit A. Elezi me kontratë qiraje deri ne vitin 2020, kthyer bar-kafe. Pasuritë e luajtshme nuk figurojnë në asnjë dokument të KSSH.
Sallë e Kulturës në ish-Ndërmarrjen Bujqësore-Elbasan
Sipas hipotekës Elbasan, kjo pronë është e ndarë 50% me 50% për BSPSH dhe KSSH, ndërtesa është me 2 kate, gjendet në adresën 200 m largësi nga Ura e Zaranikës. Kati i parë disponohet nga firma private e përpunimit të duraluminit “PESPA”. Kati i dytë është kthyer në shtëpi banimi, ku janë vendosur 5 familje. Nuk ka dokument për pasuritë e paluajtshme.
Salla e Kulture në ish-Ndërmarrjen Bujqësore-Peqin
Nuk figuron në hipotekën Peqin, nuk ekziston as si ndërtesë. Trualli e kanë zaptuar pronarët edhe me miratimin e sindikatës.
Sallë Kulture në ish-Ndërmarrjen Bujqësore-Cërrik
Sipas hipotekës Elbasan, objekti është me 1 kat, i është shitur nga KSSH shtetasit E. Beshiri dhe ky ia ka shitur shtetasit I. Bullari, i cili e ka kthyer në shtëpi banimi.
Pallati Kulturës-Cërrik
Sipas hipotekës Elbasan, ky objekt figuron në pronësi të BSPSH rrethi Elbasan. Ndërtesa është me 2 kate dhe ndodhet në qendrën e qytetit Cërrik, dhe i ka kaluar në pronësi të Bashkisë Cërrik, transferuar në bazë të Ligjit 8744, datë 22.2.2001. Si pasuri të luajtshme janë iventuarizuar vetëm 36 karrike, që i ka në posedim BSPSH.
Shtëpia e Kulturës-Prrenjas
Sipas hipotekës Librazhd, ky objekt është në pronësi të Bashkisë Prrenjas, transferuar ne bazë të Ligjit 8744, datë 22.2.2001, nuk ka asnjë informacion për pasuritë e luajtshme. Ndërtesa është me 2 kate, përdoret privatisht si klub për të moshuarit. Si pasuri të luajtshme janë 100 karrike në sallën e kinemasë.
Salla e Kulturës në ish-Ndërmarrjen Bujqësore-Belsh
Sipas hipotekës Elbasan, objekti është me 1 kat, trualli nën objekt i është kthyer pronarit, ndërsa ndertesa i është dhënë Bashkisë Belsh.
Shtëpia e Pushimit të Punëtorëve në Gjinar-Elbasan
Sipas hipotekës Elbasan, kjo shtëpi pushimi me 50 dhoma është në pronësi të KSSH, është dhënë disa herë me qira prej KSSH, nuk ka ansjë informacion mbi fatin e pagesave të qirave të dhëna, nuk ka ansjë informacion mbi pasuritë e luajtshme.
Ja masakra me 5 pronat e sindikatave në Qarkun e Beratit

Pallati i Kulturës-Poliçan
Sipas hipotekës Skrapar, objekti është në pronësi të BSPSH, me kontratë qiraje midis BSPSH dhe bashkisë Poliçan, me afat 15 vjeçar. Ndërtesa është me 2 kate, ndodhet në qendër të qytetit, dhënë 100% me qira me përfaqësues kryetarin e BSPSH G. Kalaja, nga 01. 05. 2005 deri 01. 12. 2020, pasuritë e paluajtshme janë zhdukur pa asnjë dokument.
Shtëpia e Kulturës-Kuçovë
Nuk figuron në hipotekën Kuçovë, në kundërshtim me ligjin është regjistruar si pronë në hipotekën Berat. Ndërtesa gjendet në qendër të qytetit është në pronësi të Këshillit Sindikal të Konfederatës Shqiptare. ajo është copëzuar e dhënë me qira shtetasve Sh. Pallaveshi (kthyer në Bar-Kafe, loto-sport), V. Vrusho (magazinë), pjesa tjetër është bibliotekë dhe administrohet nga Bashkia. Pasuritë e paluajtshme janë zhdukur pa asnjë dokument.
Shtëpia e Re e Kulturës-Kuçovë
Sipas hipotekës Kuçovë, ky objekt figuron në pronësi private të shtetasit P. Jaçe, blerë prej sindikatës, por nuk është regjistruar në sistemin hipotekor, mbasi është i pappërfunduar (kolona) si ndërtesë dhe në hipotekë figuron akoma si “pasuri livadh”. Objekti (kolonat) është me 2 kate dhe ndodhet në qendër të Kuçovës. Është konstruksion objekt-kollona (dy kate) dhe ambienti përreth.
Kinemaja-Kuçovë
Sipas hipotekës Kuçovë objekti është e regjistruar në pronësi të shtetasit S. Jaçe, shitur prej BSPSH, por në hipotekë është në pronësi të shtetit. Ndërtesa ekzistuese ndodhet në qendër të qytetit Kuçovës.
Pallati i Kulturës “Tekstilisti”-Berat
Nuk figuron në hipotekën e Beratit, ndërtesa është me 2 kate dhe ndodhet në qendër të qytetit të Beratit, administrohet 50% nga BSPSH dhe 50% nga KSSH, të dyja i kanë dhënë sipërfaqet me qira shtetasve F. Mjeshova, P. Tabaku, M. Mjeshova, M. Çuedari, F. Dardha e A. Arifi, të cilët i kanë kthyer në bilardo, bar-kafe, dyqane të çdo lloji, salla lojërash, lotari sportive etj. Nuk eksitojnë pasuri të luajtshme, ish-pronë e pallatit të kulturës, KSSH e BSPSH nuk kanë asnjë dokument për fatin e tyre.
Sigal