Vetëvritet me armë 68-vjeçari në Delvinë

147
Sigal

Një 68-vjeçar është vetëvrarë me armë gjahu në vendin e quajtur “Gropa e Zilfos” në Delvinë. Dyshohet se ai është vetëvrarë në kushte depresioni, me një armë gjahu që u gjet pranë trupit të tij., ndërsa trupi u gjet nga familjarët.

“Më datë 29.07.2022, rreth orës 11:40, në një përrua, në vendin e quajtur “Gropa e Zilfos”, Delvinë, është gjetur i pajetë nga familjarët, shtetasi V. A., 68 vjeç, banues në Delvinë. Dyshohet se ky shtetas është vetëvrarë në kushte depresioni, me një armë gjahu që u gjet pranë trupit të tij. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes”, sipas policisë.