Shpërthim me lëndë plasëse gjatë natës në Lushnje, detajet

287
Sigal

Një shpërthim me lëndë plasëse ka ndodhur gjatë natës në Lushnje.

Në orën 03:25 ka shpërthyer lëndë plasëse në derën e jashtme të një ambienti në pronësi të shtetasit Arjan Aliços që ka shërbyer më parë si dyqan.

Njoftimi

Sot rreth orës 03:25, në lagjen “Skënder Libohova” Lushnjë, në derën e jashtme të një ambienti që ka shërbyer më parë si dyqan, në pronësi të shtetasit Arhan Aliços, ka shpërthyer një sasi e vogël e dyshuar lëndë plasëse.

Për pasojë është dëmtuar vetëm dera (qepeni) i këtij ambienti.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë Lushnjë po vijon punën për zbardhjen e ngjarjes, identifikimim dhe kapjen e autorëve.