Vetëplagoset me thikë i riu në Durrës

Një vetëplagosje me thikë ka ndodhur pasditen e sotme në një lokal në Durrës. Policia ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetimet në lidhje me ngjarjen.

Mësohet se policia ka shpërthyer derën për tu futur në lokalin ku ka ndodhur ngjarja, pasi ishte mbyllur nga brenda.

Sigal

Policia e Durrësit/ Informacion paraprak

Më datë 11.06.2021, rreth orës 17:30, në lagjen nr. 13, Durrës, në ambientet e lokalit ku punonte dyshohet se është vetëplagosur me mjet prerës (thikë), shtetasi L. R., 29 vjeç, banues në Durrës, i cili pas ndërhyrjes së Policisë është transportuar dhe ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen dhe sqarimin e plotë të ngjarjes.