Veliaj uron 17-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës: Ditë krenarie; ditët më të mira janë përpara

47
Sigal

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj ka uruar 17 vjetorin shpalljes së Pavarësisë të Kosovës me një mesazh në rrjetet sociale.

“Urime 17 vjetorin e Pavarësisë Kosovë! Një ditë krenarie për sakrificat e së shkuarës dhe ditët më të ndritura që Kosova i ka përpara. Përqafime vëllazërore dhe urime të përzemërta për këtë ditë historike”, shkruan ai në Facebook.