Fier, luleshtrydhet pa treg përfundojnë në kanal

626
Sigal

Për shkak të mungesës së tregut për shitje, kultivuesit e luleshtrydheve në fshatin Adë të njësisë administrative Frakull kanë vendosur ta hedhin prodhimin në tokë. Fermeri Nebi Ferra tregon se një sasi e konsiderueshme e prodhimit ka shkuar dëm pasi është bllokuar shitja, por edhe çmimi i tyre është tepër i ulët. Fermeri tregon se u ka munguar përkrahja nga shteti dhe nëse nuk merren masa për të pasur një treg të sigurt atëherë banorët e kësaj zonë do të vazhdojnë ti hedhin prodhimet. Ferra ka edhe një mesazh për të gjitha ata konsumatorë të cilët mendojnë se prodhimet e kësaj zone janë me hormone. Zona e Frakullës në Bashkinë e Fierit është e njohur tashmë për kulturën e luleshtrydhes dhe ka numrin më të lartë të fermerëve që merren me kultivimin e saj, por pjesa më e madhe e tyre vazhdojnë të ankohen se kostoja e lartë e shpenzimit nuk e justifikojnë fitimin që ata marrin.