Veliaj: Tirana e mbushur me turistë jeton një realitet tjetër 

30
Sigal

Drejtuesi Politik i PS për Qarkun e Tiranës, Erion Veliaj komentoi protestat e dhunshme të opozitës para Bashkisë së Tiranës për lirimin e Sali Berishës nga arresti në shtëpi.

Gjatë takimit me socialistët e Lagjes 13 në kryeqytet, Veliaj tha se qëllimi i vetëm i aksionit të Rithemelimit është lirimi i Sali Berishës.

“Vijnë aty dhe thonë ‘lironi babin’. Po ç’punë kam unë me babanë tuaj? Jam këtu që të shërbej si Kryetar i Bashkisë, jam këtu të mbledh mbeturinat, jam këtu të sigurohem që linja e Kopshtit Zoologjik të funksionojë. Jam këtu që të pastroj liqenin, që ujërat e zeza dhe fekalet të mos shkojnë atje. Jam këtu që të bëj kontratën e çerdhes dhe kopshtit”, tha ai.

Ndryshimi i madh mes PS dhe opozitës, nënvizoi kryebashkiaku Veliaj, është te qasja që kanë me drejtësinë. Rithemelimi e përdor partinë për të sulmuar drejtësinë, kurse PS ka dhënë kontributin e saj në ngritjen e kësaj drejtësie që u kërkon llogari të gjithëve.

Veliaj nënvizoi se sot Tirana e mbushur me turistë jeton një realitet tjetër nga koha kur në krye ishte Sali Berisha.