Veliaj: Kushte dinjitoze për 100 familje që jetojnë me biznesin e rrobave të përdorura në Selitë

134
Sigal

Banorët e komunitetit rom dhe egjiptian në zonën e Selitës në Tiranë, do të kenë një treg të ri të formalizuar, ku të mund të ushtrojnë aktivitetin e tyre të shitjes së rrobave të përdorura. Bashkia e Tiranës ka dorëzuar ambientet e reja të tregut me rreth 100 vende për tregtarët e këtyre komuniteteve, që deri dje shisnin në rrugë dhe në mënyrë informale.Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ishte në këtë treg të ri, nga ku tha se kushtet që ofrohen u sigurojnë familjeve që jetojnë me këtë aktivitet jo vetëm disiplinë e dinjitet, por edhe kushte optimale për ta dhe qytetarët që frekuentojnë tregun.“Për 30 vite, i gjithë kryqëzimi i Selitës ka qenë një pikë shitjesh i rrobave të përdorura – një imazh jo europian për një qytet që pret të marrë stafetën e Kryeqytetit Europian të Rinisë. Por, kemi marrë vendimin që tregu të transferohet nga rrethrrotullimi i Selitës te Fabrika e Miellit, për të ardhur më brenda në Selitë, në një hapësirë të rehabilituar me ndriçim, asfalt, sinjalistikë, ku 100 tregtarë do të kenë një ambient ku mund të shesin në banak. Ky treg, i cili më herët funksiononte vetëm në ditët me diell, sot do funksionojë 365 ditë të vitit. Ndaj, besoj se edhe për komunitetin rom dhe egjiptian, që merret kryesisht me këtë lloj tregtie, kemi dhënë një zgjidhje dinjitoze,” u shpreh Veliaj.