Vdiq nga zjarri, ja çfarë dyshohet për ngjarjen e Shkodrës

563
Sigal

Kanë dalë në dritë detaje të reja për zjarrin që përfshiu një apartament në Shkodër. I moshuari 70 vjeçar që humbi jetën Ismet Abdurrahmani ishte i vetëm në banesë, kur shtëpia u dogj.

Abdurrahmani mësohet se ka pasur probleme me bashkëshorten. 70-vjeçari ka tentuar disa herë t’i vendosë zjarrin banesës së tij.

Ende nuk janë të qarta arsyet pse u dogj apartamenti. I moshuari, për shkak të problemeve, ishte çuar disa herë në polici.

Drejtori i Zjarrfikësve në Shkodër Agron Dibra ka deklaruar se zjarri në apartament ishte i përmasave të mëdha. Ai shton se ishte e pamundur të hyje menjëherë në banesë.

“Zjarri në apartament ishte i përmasave të mëdha. Ishte e pamundur që të hyje menjëherë në banesë”, është shprehur Dibra.