Vdekja e mistershme e 36-vjeçares, mjekët: I dhamë shërbimin, nuk përcaktuam dot diagnozën

290
Sigal

Një 36-vjeçare ka ndërruar jetë në spitalin Durrësit ditën e djeshme, pasi kishte ardhur me urgjencë. Në lidhje me këtë ngjarje policia ka njoftuar se ka proceduar penalisht dy mjekë, të qendrës shëndetësore në Shijak dhe Urgjencës mjekësore në Durrës.

36-vjeçarja, Margarita Keci ka humbur jetën në rrethana të paqarta në spitalin e Durrësit.

Abc News raporton se as mjekët e Shijakut dhe ata të Durrësit nuk kanë arritur të përcaktojnë diagnozën se nga se vuante 36-vjeçaraja. Do të jetë autopsia që do të përcaktojë shkakun e vdekjes.

Mjekët kanë deklaruar për policinë se kanë shërbyer në mënyrën më të mirë dhe nuk arritëm të zbulonim se nga çfarë vuante.

Herë pas here 36-vjeçarja paraqitej në këtë qendër shëndetësore me të vjella dhe shtrëngim të kraharorit.

Mirëpo, mjeket pretendojnë se nuk arritën të kuptonin nga çfarë vuante 36-vjeçarja.

Nga ana tjetër, familjarë janë të revoltuar pasi pretendojnë se nuk i është bërë shërbimi i nevojshëm.