Vdekja e 60-vjeçares në Vlorë, raportohet se mjekët e kontrolluan një ditë më parë dhe u larguan

Detaje të reja jana zbardhur në lidhje me vdekjen e një gruaje rreth moshës 60-vjeçare në Vlorë. Ajo u gjet e pajetë në lagjen “ 1 Maji”. Raportohet se ditën e djeshme ajo kishte shfaqur shqetësime shëndetësore. Mjekët kanë shkuar me ambulancvë dhe kanë bërë një kontroll, ndërsa më pas janë larguar. Mësohet se e ndjera jetonte prej vitesh e vetme në Vlorë pasi ishte shpërngulur nga Elbasani. Gjithashtu thuhet se ajo u gjet e pajetë brenda ambientit të një lokali, dhe jo barakë, siç raporton policia në njoftimin e saj.

Njoftimi i policisë:

Vlorë/Informacion paraprak. Më datë 05.04.2022, rreth orës 16:50, në lagjen “1 Maji”, Vlorë, në një barakë, është konstatuar pa shenja jete, një shtetase rreth 60 vjeçe, e seksit femër e pa identifikuar. Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes dhe identifikimin e kësaj shtetaseje.
NOA