Vdekja e 3-vjeçarit në Fier, del sot para gjykatës edukatorja e kopshtit privat

212
Sigal

Redina Binjaku, edukatorja 27-vjeçare në një kopsht privat në Fier ku ndërroi jetë një fëmijë 3-vjeçar, do të dal sot para gjykatës për tu njohur me masën e sigurisë.

Sipas bluve, i mituri ka humbur jetën aksidentalisht në një kohë kur do duhet të ishte në mbikëqyrjen e edukatores, lidhur me këtë ngjarja Binjaku u arrestua nga policia. Redina Binjaku do të përfaqësohet nga avokati i saj para togave të zeza.

Nga ana tjetër, familjarët vijojnë të kërkojnë drejtësi.

Në një rrëfim mes lotësh, nëna e djalit të mitur që ndërroi jetë, tregon para kamerave se ishte edukatorja e kopshtit që e mori në telefon për ngjarjen.

Sipas nënës së viktimës, edukatorja i kishte thënë se djali ishte përmendur ndërsa më pas doktorët e kishin njoftuar se i mitur ndërroi jetë.