Vdekja e 20-vjeçarit shqiptar në Greqi, del ekspertiza mjeko-ligjore! Ja cili dyshohet të jetë shkaku që i mori jetën të riut

49
Sigal

Raporti mjekoligjor ia atribuon vdekjen të riut shqiptar në Kretë, shkaqeve patologjike dhe komplikimeve në zemër.

Sipas mediave greke, mjeku ka konstatuar se 20-vjeçari kishte një histori me probleme me zemrën.

Për shkak të sherrit në të cilin është përfshirë ai ka qenë i stresuar duke pësuar komplikacione dhe më pas është rrëzuar në rrugë.

Kujtojmë se dy të rinj grekë janë arrestuar për ngjarjen, ndërkohë që sot do t’i jepet dhe lamtumira e fundit 20-vjeçarit, nga familjarë e të afërm.