Sigal

Dy raste dhune bashkëshortësh ndaj bashkëshorteve të tyre, kanë përfunduar me arrestimin e “protagonistëve”.

Sipas Policisë, ndaj dy burrave, materialet në ngarkim të tyre i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat për veprën penale, “Dhuna në familje”, parashikuar nga neni 130/a i Kodit Penal.

Njoftimi i Policisë

Arrestohen në flagrancë dy shtetas për dhunë në familje

Nga Specialistët e Seksionit për Krimet u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve:

• Shpëtim K., 41 vjeç, banues në Berat.

Arrestimi i tij u krye pasi ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes së tij shtetases F. K., 39 vjeçe, banuese në Berat.

• Fatmir M., 50 vjeç, banues në Berat.

Arrestimi i tij u bë pasi në mënyrë të përsëritur ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes së tij shtetases R. M., 47 vjeçe, banuese në Berat.

Materialet në ngarkim të këtyre shtetasve i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat për veprën penale, “Dhuna në familje”, parashikuar nga neni 130/a i Kodit Penal.