Vasili: Rritja e çmimit të energjisë falimenton biznesin dhe largon shqiptarët

121
Sigal

Deputeti i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili me anë të një shënimi në Facebook, shkruan se rritja e çmimit të energjisë elektrike është një projekt i Ramës, për të larguar shqiptarët.

Vasili shkruan se, ky është plani i Ramës dhe oligarkëve, që të falimentojnë biznesin.

Reagimi i plotë i Petrit Vasilit:

Rritja e çmimit të energjisë falimenton biznesin dhe largon shqiptarët, plan që të fitojë qeveria dhe oligarkët!

Çmimi i energjisë shumë më i lartë se Kosova, Maqedonia dhe Serbia është vërtet një fakt flagrant dhe që i nxjerr plotësisht bojën qeverisë së Edi Ramës!

Rritja e çmendur e çmimit të energjisë është një plan i mirëmenduar i qeverisë për të falimentuar në masë biznesin e vogël dhe të mesëm në interes te oligarkëve.

Oligarkët në Shqipëri ndryshe nga çdo vend në botë ku zotërojnë sektorë të caktuar, këtu kanë gjithçka që nga vaji, sheqeri mielli e deri tek nafta aeroportet, hotelet, rrugët, kompanitë e sigurimeve e gjithçka.

Rritja e qëllimshme e çmimit rrit në ekstrem varfërinë dhe i detyron njerëzit të largohen, kjo i mundëson qeverisë mbushjen e vendit me skllevër modernë që vinë nga të katër anët e botës.

Oligarkët në njërën anë dhe shpopullimi nga ana tjetër është ky plani afatgjatë i Edi Ramës, që i merr miliarda dhe mbushjen e Shqipërisë me bangladeshas pa votë e pa gojë.

Planet e zeza të qeverisë janë mjaft të qarta është koha sot më shumë se kurrë për të thënë: Mjaft më!