Valbona Ibrahimi, “motra e mirë” që menaxhon jetën e 600 konviktorëve adoleshentë në Tiranë

1956
Familjare e rregullt, pajisur me dashurinë e një nëne të përkushtuar, njohur për nisma sociale publike, angazhuar bindshëm e me kulturë në të majtën politike e vlerësuar si një “frymë e re” moderne, emocionale por tolerante deri në sjellje paqësore me këdo që debaton edhe për tema të “nxehta” politike e sociale, madje edhe përballë situatave acaruese që i krijojnë të tjerët, prej të cilave del në paqe e me zgjidhje. Tepër e vullnetshme në kryerjen e çdo misioni shoqëror dhe detyre të ngarkuar, ajo është modeli i ri i femrës shqiptare që ka dëshmuar e dëshmon qartazi dhe plotësisht, se synon të ec dhe ka nisur të ec në jetë vetëm nëpërmjet sjelljes dhe aktivitetit kontribues kualitativ në çdo hap të saj. Personazhi që “Telegraf” po u prezanton sot në rubrikën “Femra shqiptare”, quhet Valbona Ibrahimi (Aliaj), ose “Bona” siç e njohin dhe e thërrasin në familje, në shoqëri, në punë e kudo… Prej 3 muajsh, Valbona Ibrahimi, ashtu në heshtje, nëpërmjet punës së saj përkushtuese me e pa orar, po jep provat e një drejtimi aktiv, konkret e efiçent në krye të Drejtorisë së Konvikteve të Shkollave të Mesme të Tiranës, përzgjedhur në këtë detyrë me “votëbesimin” e plotë të kreut të Bashkisë së Tiranës Erjon Veliaj, i cili shprehet se tashmë i ka gjetur “zot punës”, besim të cilin me mbështetjen e plotë të kryebashkiakut Veliaj, “Bona” po e përligj me prova konkrete bindëse në punën e derisotme në këtë detyrë. Po cili është profili i Valbonës, “zbuluar” nga biseda më të….? 
Cila është Valbona Ibrahimi, dmth ju? 
Nuk jam tip që prezantohem me “CV sa 1 libër”. Thjeshtë, unë jam nënë e dy fëmijëve. Kam kryer studimet e larta. Bëj një jetë normale, prirur nga tradita e familjes shqiptare prej zonës nga jam! Jeta ime, që prej momentit kur kam marrë përsipër angazhime shoqërore e jetike dhe deri sot, ka një dinamik aktive, të mbushur me vrullin e një veprimtarie rinore që ka lënë gjurmë në mjedisin ku kam studiuar, jetuar, punuar dhe ku kam milituar si spektër e si forcë politike. Aktualisht, qysh prej 3 muajsh jam pjesë stafit të ri drejtues “rilindës” të një prej sektorëve të shërbimeve publike të Bashkisë së Tiranës, konkretisht në detyrën Drejtore e Konvikteve të Shkollave të Mesme të Tiranës, që përbëhet nga 6 qendra konviktore, ku pas mësimit trajtohen me strehim, ushqim, higjienë personale, ku studiojnë, çlodhen e argëtohen 600 nxënës të 6 shkollave të Tiranës, të cilët vijnë nga disa qytete e zona të vendit për studim në shkollat e mesme profesionale.
A mendonit, se një ditë do të bëheshit drejtore? 
Sinqerisht ju them, nuk e mendoja se një ditë do të bëhesha drejtore, por… ja që 3 muaj më parë m’u besua kjo detyrë prej Kryetarit të Bashkisë Erjon Veliaj, i cili nuk më dha çelësat e më nisi drejt zyrës me urdhër, por me shumë sinqeritet, më siguroi se do të kisha mbështetjen e tij e të çdo sektori të bashkisë së Tiranës dhe qeverisjes. Këtë mbështetje, ai po e bënë realitet në çdo nevojë që ka drejtoria jonë, duke më ofruar bashkëpunim, duke më krijuar hapësira vetë-vendosëse për zgjidhje të ndryshme, duke më krijuar kushte të plota e të qeta për punë normale. Kjo mbështetje e kryebashkiakut dhe drejtuesve të tjerë kryesorë të bashkisë, ka synuar dhe ka arritur të përmbush konkretizimin e detyrimeve rutinë që ka drejtoria jonë në shërbimin ndaj 600 nxënësve konviktorë të cilët mësojnë, jetojnë, ushqehen, edukohen e argëtohen larg familjeve të tyre, sidomos në këtë moshë delikate që kërkon përkujdesje e menaxhim të veçantë prej nesh si “familja” e tyre e këtyre viteve të shkollimit! Por së pari, mbështetja e bashkisë është dhënë për krijimin e kushteve të punës të stafit tonë, mbasi prej këtej nis sigurimi i kushteve të jetës së nxënësve konviktorë. Deri tani, nën qeverisjen e kryebashkiakut Erjon Veliaj, nëpërmjet punës tonë si ekip, janë bërë investime e ndryshime esenciale konkrete në kushtet e jetesës në dhoma, të studimit, të ushqimit, të higjienës kolektive e individuale, të mjediseve argëtuese, objekteve dhe mjediseve të tyre të brendshme e të jashtme, të masave të sigurisë së plotë në qendrat konviktore, çështje që më parë kanë munguar, ose kanë pasur probleme funksionimi jo sipas standardeve të një jetese normale në kushte konvikti! 
A ëshët e vështirë, të menaxhoni jetën pas mësimore të 600 nxënësve 14-18 vjeç, të ardhur nga zona të ndryshme të vendit?
Nuk është aspak e lehtë të menaxhosh veprimtarinë e përditshme në18 orët e pas mësimit të 600 adoleshentëve e të rinjve të moshës 14-18 vjeç, për më tepër që vijnë nga kultura të ndryshme e të shkallëzuar familjare dhe shoqërore, nga nivele të ndryshme ekonomike, nga modele të ndryshme të sjelljes e trajtimit social, nga tradita jo të njëjta, nga familje me nivel të ndryshëm arsimor dhe nga zona të ndryshme gjeografike, të bërë të gjithë bashkë në një komunitet me trajtim e rregulla të unifikuara të barabarta që u ofron bashkia e Tiranës. Këtë jetë të konviktorëve, institucioni ynë e menaxhon me 113 punonjës, të cilëve u kërkojmë korrektesë, përkushtim dhe shërbim e sjellje si në familje me fëmijët e tyre! Dhe po ia arrijmë këtij synimi, duke eliminuar disa praktika që nuk duhet të jenë pjesë e shërbimit në qendra të tilla komunitare sociale me objekt bashkëjetesën dhe bashkëveprimin harmonik në jetën dhe aktivitetin pas orëve mësimore!
Cila është jeta argëtuese e nxënësve koviktorë?
Është e larmishme dhe e plotësuar me elementë të plotë edukimi e çlodhjeje aktive dhe produktive. Aktivitete ka pasur, ka dhe dot ketë, mbasi argëtimin ne e konsiderojmë edukim social-shoqëror e kulturor, ku ndërthyren dhe shkëmbehen kulturat e tyre. Po përmendim, aktivitetin e fundit kulturor, që mbeti në kujtesën e të gjithëve, që nga nxënësit e deri tek ne drejtuesit. Aktiviteti pati vlerësime maksimale pozitive prej drejtuesve të bashksië, konkretisht prej dy nënkryetarëve Andi Seferi e Abaz Hado, të cilët e ndoqën nga afër dhe na mbështetën me çdo mundësi e me përkushtim, për ta realizuar këtë aktivitet, të veçantë në llojin e vet. Konkretisht, duhet përmendur “Ekspozita e Pikturës” me punime të nxënësve të Liceut Artistik dhe Kampionati i Shahut, që u zhvillua mes ekipeve të 6 konvikteve. Në vijim, deri në mbyllje të vitit mësimor, pra kohës kur nxënësit janë “banorë” të konvikteve që ne menaxhojmë si bashki, drejtoria jonë në bashkëveprim me sektorin e kulturës të bashkisë së Tiranës, nën përkujdesjen e posaçme të kryebashkiakut Erjon Veliaj, ka një plan aktivitetesh kulturore të detajuar për çdo grup moshë dhe në përshtatje me prirjet nxënësve konviktorë. 

Përparim Halili
Sigal