“Vajzën e lashë me xhaxhain në breg”, si gënjeu i riu për mbytjen e 17-vjeçares në Velipojë, po notonte fshehtazi për të ikur

276
Sigal

Kanë dalë të tjera detaje nga mbytja e vajzës 17- vjeçare në Velipojë.

Mësohet se dyshimet kanë lindur nga pronarët e motorit të ujit të cilët nuk i lënë më shumë se 30 minuta motorët dhe kanë nisur kërkimet në det, raporton “Balkan Web”.

25- vjeçari i cili kishte ardhur nga Anglia për pushime la sipas Policisë motorin e ujit në det bashkë me vajzën, dhe po notonte fshehtazi për të ikur.

Ai është pikasur nga pronarët e motorit të ujit që e kanë pyetur se ku ishte vajza dhe motori.

Indrit Bajraktari u ka thënë se vajzën e kishte lënë në breg dhe e mori xhaxhai i saj.

Tashmë pritet të dalë autopsia, për të parë nëse 17- vjeçarja është mbytur në det apo u godit nga motori dhe mori plagë në trup.