Aktiv1st është vetëm një platformë që kontrollon punonjësit e Administratës, nëse iu bëjnë like postimeve të bosëve dhe ky tashmë është fakt. Pavarësisht se Partia Socialiste e ka prezantuar këtë aplikacion si një platformë ku të gjithë mund të ndjekin aktivitet e institucioneve dhe të japin sugjerimet e tyre. Në të vërtetë Aktiv1st është “polici” i Administratës.
Herë pas herë kemi ka nxjerrë të dhëna se si funksion kjo platformë dhe se si vihen në presion punonjësit e Administratës për t’i rritur klikimet dhe “reache-en” ministrave dhe kryeministrit. Në mënyrë që propaganda e tyre të shtrijë rrënjët kudo.
Këtë herë po vjen një tjetër fakt i rëndësishëm që tregon skemën e shpifur dhe “kontrolluese” që po bën qeveria jonë. Eksperti i IT, Gent Progni, ka publikuar video në të cilën shfaqet një listë e gjatë me emrat e persona që kanë shkarkuar aplikacionin Aktiv1st dhe janë shumë aktiv në të.
Ajo çka vihet re në këtë listë është që më shumë se 90% e tyre janë punonjës në ndonjë institucion shtetëror. Kryesisht punonjës të bashkive dhe punonjës të institucioneve vartëse. Nuk mbeten pas drejtuesit dhe punonjësit e drejtorive spitalore në disa qytete të vendit.
Së dyti, vëmë re se kjo listë ka punonjës të Administratës në çdo qytet të vendit. Pra Aktiv1st është shtrirë dhe në ato zona ku punonjësit shpesh herë përballen me probleme me internetin. Kjo ndodh edhe kur duhet të kryejnë shërbimet ndaj qytetarëve. Por, nuk kanë ç’të bëjnë! Kur vjen fjala te përdorimi i Aktiv1st dhe zbatimi i urdhrave të tij, punonjësit duhet ta gjejnë internetin.
Në listën e mësipërme në të djathtë dallon edhe numrin e pikëve që ka secili përdorues i Aktiv1st. Kujtojmë se ditën e djeshme Gijotina.com publikoi një SMS që u dërgohej users-ave të Aktiv1st nga koordinatorja. Ajo i informon se si po ecin me pikët. Dhe në rast se ata kanë pak pikë do të thotë që nuk kanë bërë like dhe koment sa duhet në postimet e ministrave. Për këtë koordinatorja i paralajmëron që t’i përkushtohen më shumë aplikacionit. Pra, është e qartë që cili ka më pak pikë, “fluturon” nga karrigia e zyrës.






















