Urdhri i Mjekëve njofton afatet e regjistrimit për doktorët e rinj

593
Sigal

 

Provimi i mjekëve, tarifa është 10 mijë lekë, por,
nëse ngel shkon në 20 mijë lekë

 

Dezdemona Porja

Si çdo vit tjetër
edhe këtë vit nis procesi i provimit të mjekëve, që do të nisin punën e tyre në
shërbimin shëndetësor publik ose privat. Mjekët të cilët kanë përfunduar
praktikën profesionale do të duhet që të hedhin provimin e shtetit në mënyrë që
të ushtrojnë profesionin e tyre. Urdhri i Mjekëve njofton se afati i
regjistrimit është deri më 15 nëntor, ndërsa në vazhdim Agjencia Kombëtare e
Provimeve do të bëjë të ditur datën e provimit. Ky afat është për të gjithë ata
kandidatë që do të hedhin provimin në 
sezonin Nëntor-Dhjetor 2016. Për ata që hyjnë për herë të parë në
Provimin e Shtetit, tarifa është 10 mijë lekë. Nëse nuk e merr provimin me
herën e parë ke disa mundësi të tjera, por që do ti kushtojnë më shumë mjekut
të ardhshëm. Tarifa shtohet në mënyrë progresive 2.500 lekë derisa herën e
pestë ajo arrin në vlerën e 20 mijë lekëve. Kandidatët  që e hedhin provimin për herë të parë duhet
që të plotësojnë një sërë dokumentesh të cilat janë të publikuara në faqen
zyrtare të Urdhrit të Mjekut. Sa i përket kandidatëve të cilët nuk e kanë marrë
provimin me herën e parë janë vetëm tre dokumente që dihet që të përsërisin.
Ato janë: Dëshmi Penaliteti, raport Mjeko-Ligjor dhe vërtetim nga Prokuroria që
kandidati nuk është në ndjekje penale.


 Alarmi, fëmijët në shkolla janë kthyer në përdorues droge

 

Në një kohë që kultivimit të hashashit i është shpallur luftë nga çdo strukturë ligjzbatuese, atë mund ta gjesh fare lehtë në rrugët e kryeqytetit. Mjaftojnë pak lekë dhe kuriozitetit për ta provuar. Për mjaft të mitur, fillimi i historisë është i njëjtë, por jo përfundimi. Në Policinë e Tiranës 17 të mitur procedohen vazhdimisht për përdorim të hashashit. E ndërsa shifra sa vjen e rritet, mosha e përdoruesve ulet. I njëjti shqetësim është dhe për shefin e shërbimit të toksikologjisë Zihni Sulaj. Mosha më e prekur është ajo nga 12 deri në 22 vjeç, ndërsa efektet anësore janë më të rënda nga ato që mund të keni dëgjuar. Më fillimin e vitit te ri shkollor policia prezantoi një plan të detajuar masash, i cili duket se nuk funksionon pasi lënda narkotike hyn lehtësisht brenda institucioneve te arsimit dhe numri i përdoruesve të drogës mbetet i madh.