Urbani përplaset me kamionin në Maliq, shoferi i autobusit transportohet me urgjencë në spitalin e Korçës

91
Sigal

Një aksident ka ndodhur në Malqi, ku një urban është përplasur me një autobot nafte.

Mësohet se shoferi i autobusit mbeti i bllokuar brenda dhe u desh ndërhyrja e zjarrfikëses për ta nxjerrë.

“Drejtuesi i autobusit shtetasi me iniciale G. M., i cili po transportohet për ndihmë mjekësore, në spitalin e Korçës”, njofton policia.

Ndërsa për drejtuesin e autobotit, shtetasi V. M., po kryhen veprimet e mëtejshme procedurale.

Maliq/Informacion paraprak

Më datë 12.05.2023, rreth orës 13:00, në aksin rrugor “Korçë-Pogradec”, pranë fshatit Vloçisht, Maliq, automjeti kamion tip “Volvo” me drejtues shtetasin V. M., është përplasur me automjetin autobus tip “Benz” me drejtues shtetasin G. M.

Për pasojë është dëmtuar drejtuesi i autobusit shtetasi G. M., i cili po transportohet për ndihmë mjekësore, në spitalin e Korçës.

Me drejtuesin e automjetit kamion, shtetasin V. M., po kryhen veprimet e mëtejshme procedurale.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave dhe përcaktimin e shkaqeve të aksidentit.