Universiteti Mesdhetar i Shqipërisë, mundësi studimi gjatë raundit të dytë

2501
Pavarësisht studentëve, të cilët janë regjistruar në raundin e parë, Universiteti Mesdhetar i Shqipërisë bën me dije, se ka ende kuota të paplotësuara. Për të gjithë studentët që duan të studiojnë në një prej programeve që UMSH ofron tanimë mundën gjatë raundit të dytë. Studentët të cilët kanë mundësi të regjistrohen në raundin e dytë janë ata studentë, të cilët kanë plotësuar formularin A1 ose AIZ, ku kanë rezultuar kalues në provimet e maturës, por për arsye të ndryshme nuk kanë mundur të regjistrohen. Apo ata maturantë, të cilët kanë aplikuar, por nuk janë shpallur fitues në asnjë nga preferencat e përzgjedhura, ata të cilët kanë aplikuar në raundin e parë dhe janë shpallur fitues, por nuk janë regjistruar në asnjë program studimi. Kjo vlen dhe për studentët të cilët u regjistruan në raundin e parë, por në datë 12 shtator janë çregjistruar në programin e zgjedhur. Edhe ky raund do të jetë i ndarë në 7 faza 2-ditore.


Sigal