Universitetet publike shpenzojnë miliona euro për honorare, llaç, polici private, kolltuqe, madje edhe krevat zyrash, por 0 lek për kërkime shkencore. Rreth 900 mln janë shpenzuar për riparimin e biblotekës, por asnji qindark për libra. 7 universitetet shpenzuan 2.4 mln euro për ruajtjen e godinave, 2.9 mln euro për shpërblime, 670 mln lekë për siguracionet, 600 mln lekë për pajisjet e zyrave, ku vetëm tek Mjeksia janë shpenzuar 60 mln për dreka e darka, 105 mln për detergjent etj. Lingotat e arit simbolizojnë rreth 50 mln. që Universiteti i Tiranës ka shpenzuar për ar dhe argjend. Megjithëse u kërkuam kontrata se cili është qëllimi i kësaj blerje, ky institucion nuk paraqiti asnjë të tillë…
Megjithëse kanë kaluar viti nga Reforma në Arsimin e lartë dhe nga Pakti për Universitetin, këto universitete qëndrojnë ende shumë larg transparencës. Mungesa e transparencës është sot shkaku i keq i qeverisjes së universiteteve duke mbajtur peng demokracinë e brendshme, efektivitetin dhe pjesëmarrjen e studentëve dhe pedagogëve në qeverisjen e universitetit. Sot 5 persona qeverisin një universitet, ata, në emër të një Bordi të drejtuar nga Ministria e bekuar nga Rektorët marrin vendime për 800 pedagogë e 40 000 studentë në Universitetin e Tiranës dhe universitetet e tjera. Të mërkurën, Qëndresa Qytetare prezantoi të dhënat e monitorimit fiannciar në 7 universitete të vendit. Gjatë tryezës u ekspozuan shifrat si dhe shkeljet e universiteteve që nuk kanë pranuar të japin informacion.
Universitetet publike investuan shuma krejt të papërfillshme vetëm 0.2% të buxheteve për studime dhe kërkimin shkencor si dhe për të pasuruar bibliotekat e tyre, por nga ana tjetër shpenzuan miliarda për siguri, rrethim godinash dhe mirëmbajtje të gardheve rrethuese, honorare dhe shpërblime.
Universiteti i Tiranës, Universiteti i Mjekësisë, i Durrësit, i Shkodrës, i Elbasanit, i Korçës dhe Politekniku ishin shtatë universitetet që u monitoruan me fokus investimet dhe nivelin e transparencës për periudhën 2022-2023.
Shtatë Universitetet publike shpenzuan 2.4 milionë euro për ruajtjen e godinave të tyre dhe 2.9 milionë euro për honorarë dhe shpërblime dhe rreth 600.000 euro për pajisjet e zyrave dhe orenditë.
Universiteti i Tiranës ka shpenzuar edhe 637.454 mije euro për sigurimin e ndërtesës ndërsa 60 mijë euro u shpenzuan për ceremonitë pasohet nga Universiteti i Mjekësisë, i cili shpenzoi 41 mijë euro për ceremonitë. Ndërsa universiteti i Elbasanit ka shpenzuar 590 mijë euro për sigurimin e godinës së tij me 19 roje.
Në një raport të fundit të Qëndresës Qytetare vihet re se universitetet shpenzojnë shuma të mëdha për orendi, dieta, letra A4, bojëra printeri dhe organizim ceremonish.
Universiteti më i madh i Tiranës shpenzoi 380 mije euro për blerjen e mobiljeve dhe orendive, 160 mijë euro shpenzoi për bojë printeri dhe letra A4 si dhe 103 mijë euro për detergjente.
Çudi bën universiteti i Shkodrës pasi për një vit nuk ka shpenzuar asnjë qindarkë për libra, ndërsa gjashtë universitetet e tjera së bashku kanë shpenzuar 225 340 mijë euro për librat. Universiteti Fan Noli 35 mijë euro i ka shpenzuar për udhëtime.
I vetmi që nuk ka kryer shpenzime ne zërin studime dhe kërkime shkencore është UMT.
Lingotat e arit simbolizojnë rreth 45 mijë euro që Universiteti i Tiranës ka shpenzuar për ar dhe argjend. Megjithëse kërkuam kontratën se cili është qëllimi i kësaj blerje, ky institucion nuk paraqiti asnjë të tillë.

Godina dhe detergjentë
Sipas monitorimit, universitetet kanë shpenzuar 2.4 milion euro vetëm për ruajtjen e godinave. Universiteti i Tiranës ka shpenzuar 637,454 euro dhe Universiteti i Elbasanit 590 mijë euro për sigurimin e godinës me 19 roje. Për kategorinë “Honorare dhe shpërblime” në të shtata universitetet janë shpenzuar 2,862, 663 euro, ku Universiteti i Tiranës ka shpenzuar 391, 400 euro, i Elbasanit 555, 900 euro dhe dhe Politekniku me shifrën më të lartë prej 1,500,000 euro.
Kolindo Vjerdha në prezantimin e rezultateve u ndal tek shpenzimet kyçe të çdo universiteti, ku theksoi se Universiteti i Tiranës ka shpenzuar më shumë në detergjentë, plot 103 100 euro. Po ashtu, ky universitet ka shpenzuar 45,900 euro në flori dhe argjend për studentët dhe 160,000 euro bojë printeri dhe letra A4.
Universitetet blejnë lingota ari

Lingotat e arit simbolizojnë rreth 45 mijë euro që Universiteti i Tiranës ka shpenzuar për ar dhe argjend. Megjithëse kërkuam kontratën se cili është qëllimi i kësaj blerje, ky institucion nuk paraqiti asnjë të tillë. Kolindo Vjerdha nga Qëndresa Qytetare thotë: “Rreth 800 mijë euro janë shpenzuar nga Universiteti i Tiranës për rikonstruksion biblioteke, dhe po nga ky universitet janë shpenzuar mbi 280 mijë euro për muret rrethuese. Këtu kemi një sfungjer dhe një shishe detergjent. Pavarësisht faktit që kontratat nuk na janë paraqitur, me llogaritë e bëra referuar çmimeve të tregut rezulton se Universiteti i Tiranës ka shpenzuar rreth 70 detergjentë në një ditë. Po ky universitet ka shpenzuar 160 mijë euro për blerjen e letrave A4. I bie që shpenzohen 22 mijë fletë A4 në ditë, kur dihet që studentët gjithçka e printojnë jashtë universitetit. Universiteti i Tiranës për 65 vjetorin e krijimit të tij ka shpenzuar 60 mijë euro për ceremoninë dhe organizimin e saj. Kuti boje dhe furça i përkojnë Universitetit të Mjekësisë së Tiranës që ka shpenzuar mbi 87 mijë euro për lyerje godine, ndërkohë që studentët vazhdimisht kanë protestuar edhe për kushtet ku ndodhen godinat, laboratorët etj….Universiteti Politeknik i Tiranës ka shpenzuar 295 mijë euro për kompjutera, një investim që nuk është bërë i prekshëm për studentët.Dhe në fund veçojmë përsëri Universitetin e Tiranës që ka shpenzuar gati 32 mijë euro për rrethimin e Kopshtit Botanik me kangjella.”





















