Ulen temperaturat, vranësira dhe reshje shiu në të gjithë vendin

214
Sigal

Sipas MeteoAlb: Vendi ynë duke filluar nga mesnata do të përfshihet nga një sistem i fuqishëm vranësirash, i cili do të gjenerojë shira mesatar dhe herë pas here intensiv në zonat perëndimore dhe jugore.

Parashikohet që moti i paqëndrueshëm të mbetet deri orët e vona të pasdites kur parashikohet të ketë intervale me kthjellime.

Temperaturat e ajrit ulen gjatë orëve të para të ditës por edhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 2°C deri në 19 °C.

Era do fryjë mesatare dhe e fortë me shpejtësi mbi 55 km/h kryesisht nga drejtimi Jugor-jugperëndimor duke krijuar në det dallgëzim 4-5 ballë.

Vranësira të dendura, të cilat do të sjellin rrebeshe shiu të ndërprera nga intervale të shkurtra me kthjellime mbizotërojnë territorin e kosovës deri pasdite, kur moti përmirësohet përkohësisht duke sjellë pauz të reshjeve të shiut.

Një qëndër e presionit të ulët atmosferik e zhvilluar mbi mesdhe me ndikim në të gjithë Ballkanin do të diktojë edhe në republikën e Maqedonisë së Veriut vranësira të dendura shoqëruar me shira mesatar dhe lokalisht intensiv. Këto kushte atmosferike mbeten gjatë gjithë ditës