U vetëplagos me çifte, humb jetën 37-vjeçari në Tropojë

280
Sigal

Një 37-vjeçar vetë-plagoset me armën e gjahut dhe për pasojë ka humbur jetën.

Sipas policisë ngjarja ka ndodhur në fshatin Selimaj, në banesën e 37-vjeçarit.

Sakaq grupi hetimor ndodhet në vendngjarje, për të zbardhur rrethanat e situatës.

Njoftimi i policisë:

Tropojë/Informacion

Më datë 03.01.2021, në fshatin Selimaj, në banesë shtetasi A.M., 37 vjeç, është vetë plagosur me armë gjahu, ku gjatë transportimit në spital ka humbur jetën.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje, ku vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.