Skuderia “Proletariati” garon me portretin e Enver Hoxhës

510
Sigal

Edhe pse Enver Hoxha vazhdon të shkaktojë debate të forta në Shqipëri, ai rezulton të jetë shumë i dashur për një grup të rinjsh. Madje, këta të fundit kanë garuar në turneun e njohur amerikan “24 orët e LeMons Traveling Circus”, duke mbajtur në pjesën e sipërme te makinës, një portret të “komandantit”, pikërisht një nga fotot më të bukura të diktatorit, të bërë pas Çlirimit të Shqipërisë. Në këto gara lejohen zbukurimet e makinave, dhe skuadra shqiptare “Proletariati” e bëri këtë, duke vendosur edhe disa flamuj shqiptarë, ndërkohë që nga bokset dëgjohej vetëm himni kombëtar shqiptar. Por si ndodhi kjo? Para garës së Chubba Cheddar Enduro për turneun 24 Orët e LeMons Traveling Circus, në gushtin e kaluar, gjyqtaria e LeMonsit mori një telefonatë nga një skuadër që garonte me BMË E30 3-series: “Në garën e fundit na akuzuar për mashtrim dhe na dënuat me gjithë ato penallti! Si mund ta shmangim një fat të tillë në garën e Chubba Cheddar?”. Kryetari i gjyqtarisë u përgjigj: “Meqenëse jam admirues i diktatorëve evropiano-lindorë, ju mund të më kënaqni duke e shndërruar atë makinën tuaj me shpejtësi të dyshimtë në një homazh për të bunkerizuesin e fortë të Shqipërisë, Enver Hoxha”. Askush në skuadër nuk e kishte idenë se kush ishte Enver Hoxha, por iu futën menjëherë kërkimeve. Shumë shpejt, skuadra Proletariati e zbukuroi makinën me flamurin shqiptar dhe me një portret të Enver Hoxhës mbi të. Portreti i Enverit në moshë të re e ngadalësoi disi makinën, por, punë e madhe! Skuadra shpëtoi pa marrë asnjë penallti. Për fat të keq, për shkak të problemeve në sistemin elektrik dhe në atë të karburantit, makinës me portretin e Enver Hoxhës iu desh të qëndronte minuta të tëra në pit stop, pa qenë fitues.