U shoqërua nga policia, Goci: E dija prej tri ditësh që do të ndërhynte IKMT-ja në “Astir”

577
Sigal

Profesori dhe aktivisti Ervin Goci ishte mes të shoqëruarve nga policia gjatë përplasjes së sotme në zonën e “Astirit”.

I ftuar në emisionin “Tempora” , ai rrëfeu se kishte marrë dijeni për aksionin e IKMT në këtë zonë, tre ditë më parë.

Ervin Goci: Unë e dija që prej 3 ditësh që kjo do ndodhte. Më kishin njoftuar gazetarë dhe me thënë të drejtën, isha në turnin e natës në teatër dhe nuk mund të mos shkoja duke ditur që ata njerëz ishin gjithë natën atje. Isha me zotin Robert Budina dhe dy aktivistë të tjerë që shkuam atje.

Pavarësisht pranisë së lartë të Forcave të Policisë, Goci, i cili ndoqi nga afër zhvillimet në “Astir” thotë se nuk pati administrim të mirë të situatës. Ai tha se janë goditur të paktën 10 makina rastësore dhe njerëzit kalonin si të ishin në gjendje lufte.

Ervin Goci: Doja të thoja dicka për administrimin. E dini që aty, në momentin që ishte policia, trafiku vazhdonte normalisht dhe kalonin makinat civile me njerëz që shkonin për punë dhe hanin gurët e Unazës që gjuanin policët. Janë goditur mbi 10 makina rastësore. Administrimi zero, batërdi, dhunë. Okej, po bën një operacion, por ka ca rregulla. Tjetri ulte kokën si të ishte në gjendje lufte.